Kalo te përmbajtja
iHR
Menyja

Nga hyrja në punë te fletëpagesa, pa asnjë tabelë Excel.

Punonjësi shënon hyrjen nga telefoni. Menaxheri miraton lejen me një klikim. Në fund të muajit paga del e llogaritur nga orët e punuara.

Karta e orarit

Elira Koçi, arkëtare

Dyqani Blloku
Java 47

Dita Hyrja Dalja Orë
E hënë 07:58 16:04 7:36
E martë 08:01 16:00 7:29
E mërkurë 14 min vonesë 08:14 16:10 7:26
E enjte 07:55 16:02 7:37
Sot 07:59 në punë

Gjithsej këtë javë
30:08

Miratuar

Një ditë pune, e regjistruar vetë

Asnjë nga këto hapa nuk kërkon që dikush të shkruajë orë me dorë.

  1. 07:58

    Hyrja

    Punonjësi hap iHR në telefon dhe shtyp “Hyr në punë”. Sistemi kontrollon që ai ndodhet brenda rrezes së dyqanit.

  2. 12:30

    Pushimi

    Pushimi zbritet nga turni sipas rregullit të kompanisë, jo sipas kujtesës.

  3. 16:04

    Dalja

    Orët e punuara, vonesa dhe orët shtesë llogariten nga turni i caktuar.

  4. Dita 30

    Paga

    Listëpagesa e muajit ndërtohet nga prezenca dhe lejet e miratuara. Fletëpagesa PDF shkon te punonjësi.

Çfarë bën secili në iHR

Modulet ndajnë të njëjtat të dhëna: një leje e miratuar shfaqet vetë në prezencë dhe në pagë.

Punonjësi

Prezenca ime
Hyrje dhe dalje nga telefoni, me historik mujor.
Lejet e mia
Kërkesë leje, bilanc ditësh dhe gjendja e miratimit.
Fletëpagesat
Shkarkim PDF për çdo muaj.
Vërtetime
Kërkesë për vërtetim pune, i lëshuar nga një shabllon.

Menaxheri dhe HR

Dosja e punonjësit
Kontrata, dokumente, departament, pozicion dhe llogari bankare.
Turnet
Turne ditore, nate dhe me rotacion për çdo pikë pune.
Miratimet
Lejet dhe kërkesat e ekipit në një listë.
Performanca
Vlerësime, tregues, ngritje në detyrë dhe paralajmërime.

Financa dhe drejtimi

Pagat
Grupe pagash, sigurime, shtesa, paradhënie dhe listëpagesa mujore.
Shpenzimet
Rimbursime me faturë dhe gjurmim sipas punonjësit.
Asetet
Laptopë, telefona dhe automjete: kush i ka dhe që kur.
Raportet
Prezenca, vonesa, leje dhe paga, me eksport në Excel.
Të gjitha modulet

Çdo kompani në adresën e vet

Kompania juaj merr një hapësirë pune të ndarë. Punonjësit hyjnë vetëm aty dhe shohin vetëm të dhënat tuaja.

  • Të dhënat e një kompanie nuk shihen kurrë nga një tjetër
  • Role dhe leje për çdo përdorues
  • Bllokim i llogarisë pas disa tentativave të gabuara
Si i mbrojmë të dhënat

kompania-juaj.ihr.itarena.al

Pyetje të shpeshta

Duhet të instaloj diçka?

Jo. iHR hapet në shfletues, në kompjuter dhe në telefon.

Si funksionon adresa e kompanisë?

Pas marrëveshjes krijojmë hapësirën tuaj, p.sh. kompania.ihr.itarena.al. Punonjësit hyjnë vetëm në atë adresë.

Si përcaktohet çmimi?

Sipas numrit të punonjësve aktivë, pikave të punës dhe moduleve që zgjidhni. Nuk ka tarifë instalimi.

A mund ta shoh para se të vendos?

Po. Kërkoni një demo dhe jua tregojmë platformën me një kompani shembull.

Në cilat gjuhë punon?

Shqip, anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht dhe turqisht. Çdo përdorues zgjedh gjuhën e vet.

Shikojeni me kompaninë tuaj si shembull

Na tregoni sa punonjës dhe sa pika pune keni. Demo zgjat rreth 30 minuta.

Kërko një demo