Kushtet e shërbimit
Ky është një draft pune. Duhet të rishikohet nga një jurist para publikimit.
Shërbimi
iHR është një platformë në cloud për administrimin e burimeve njerëzore. Çdo kompani klient përdor një hapësirë pune të ndarë.
Llogaritë
Kompania klient përgjigjet për përdoruesit që krijon dhe për ruajtjen e fjalëkalimeve të tyre.
Të dhënat
Të dhënat që kompania fut në platformë mbeten pronë e saj. Ajo mund t’i eksportojë ose të kërkojë fshirjen e tyre.
Pagesa
Çmimi dhe afatet e pagesës përcaktohen në ofertën e pranuar nga kompania klient.
Ndryshime
Ndryshimet e këtyre kushteve u njoftohen administratorëve të kompanive klient para se të hyjnë në fuqi.